“Ngjarje e rëndë diplomatike”, Shkullaku: Ndërhyrja e Yuri Kim në fushatë, e nxituar dhe e tepruar!

0
59
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Armand Shkullaku, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka folur për deklaratën e ambasadores Yuri Kim, e cila shtronte disa pyetje për kandidatët e sponsorizuar nga politikanë non-grata, duke nënkuptuar Sali Berishën.

Shkullaku e cilësoi këtë deklaratë, si një ndërhyrje dhe ngjarje të rëndë diplomatike, sepse vjen gjatë fushatës elektorale.

“Për herë të parë, ndoshta hiq periudhën e ambasadorit Ryerson, kjo është ndërhyrja e parë në 30 vjet më flagrante, që një ambassador i huaj ka bërë në vendin tonë.

Jemi në fillimin e fushatës elektorale. Është në vazhdën e disa ndërhyrjeve jo vetëm në punët e brendshme të Shqipërisë, që bien në kundershtim me Konventën e Vjenës, por edhe ndërhyrje në punët e brendshme të një partie politike. Është ndërhyrje selektive.

Nuk e kam dëgjuar përfaqësuesin e SHBA, të thotë të njëjtën gjë, kush është sponsori juaj, kush ka caktuar në parlament 20 deputetë me rekorde kriminale? Kush është sponsori i dhjetë kryetarëve të bashkive që dolën me rekorde kriminale?

Nuk e kemi parë nga SHBA edhe për gjëra ashiqare, duke filluar nga Saimir Tahiri deri të inceneratorët, ku ministra dhe zyrtarë të lartë janë përfshirë në korrupsion.

Është ndërhyrje me risk edhe për vetë SHBA-të. Nëse SHBA-të, nëpërmjet ambasadores, investohen direkt në një garë elektorale, rezultati i asaj gare elektorale, është një përgjigje edhe për të investuarin.

E quaj të nxituar, të tepruar. Ambasada ose DASH duhet të kërkojë ndjesë për këtë ngjarje të rëndë diplomatike. Ambasadorja u përpoq ta korrigjonte më pas duke thënë që janë 4 persona të shpallur. Është ashiqare një investim i ambasadores, kundër nëj personi të caktuar”, tha Shkullaku.

Zjarr Tv Ad