Ngjarje e rëndë!/ I riu hidhet nga ballkoni i spitalit “Shefqet Ndroqi”,pas infektimit me COVID-19

0
57

Një ngjarje e rëndë është shënuar te Sanatoriumi, ku një 29-vjeçar është hedhur nga kati i tretë i spitalit, pasi dyshohet se ishte infektuar me koronavirus.

Policia bën me dije se shtetasi Xh., K., i ka dhënë fund jetës rreth orës 4:30 të mëngjesit, pasi është vetëhedhur nga kati i tretë i spitalit.

Shqiptarja.com shkruan se i riu ishte infektuar me koronavirus, ndërsa ende nuk kanë dalë detajet e plota të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Në njoftimin e saj, policia e Tiranës nuk e specifikon arsyen që e ka shtyrë 29-vjeçarin t’i japë fund jetës. Hetimet vijojnë deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sanatoriumi, ose spitali “Shefqet Ndroqi” është kthyer në një spital ku kurohen të infektuarit me COVID-19, e megjithatë ka mjaft të shtruar të cilët edhe pse dalin me tampon negativ, po trajtohen nga infeksioni i rëndë që ju ka zbritur nga rrugët e frymëmarrjes për në mushkëri.

“TIRANË: Njoftimi i Policisë: Më datë 13.08.2020, rreth orës 04:30 të mëngjesit, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i 3 i një spitali shtetasi XH.K., 29 vjeç, e për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarje