Katër persona u plagosën me th*ikë në Paris sot pranë ish zyrës së Charlie Hebdo – vendi ku ndodhi një sulm terr*orist në vitin 2015 që synonte gazetën satirike – thanë autoritetet.
Jean Castex, kryeministri francez, ndërpreu një fjalim të planifikuar, duke thënë se një “ngjarje e rëndë” sapo kishte ndodhur në kryeqytet.
“Një sulm me th*ikë u krye në lagjen 11 përpara ish-zyrave të Charlie Hebdo”, tha Castex, duke shtuar se dy nga të pl*agosurit ishin në gjendje kritike.
Autoritetet lokale thanë se policia po kërkonte një individ “potencialisht të rrezikshëm” në lindje të kryeqytetit.
Emmanuel Grégoire, nënkryetari i Komunës së Parisit, në një postim në Twitter u bëri thirrje njerëzve të shmangin lagjen Richard-Lenoir – ku Charlie Hebdo kishte zyrat e saj para sulmit terrorist në janar 2015 që la të vd*ekur 12 persona.
Policia e Parisit nisi një operacion të gjerë në zonë, por nuk dha detaje.
Al Qaeda, grupi terrorist, kohët e fundit kishte lëshuar kë*rcënime të reja kundër Charlie Hebdo, gazeta e cila u zhvendos pas sulmit në zyra shumë më të sigurta diku tjetër.
Kërcënimet pasuan vendimin e gazetës për të ribotuar karikaturat satirike të Profetit Muhamed në hapjen e gjyqit të disa personave të akuzuar që kishin ndihmuar sulmuesit.