Ngjarje e rëndë/ Po shkonte në shkollë, makina përplas 12-vjeçarin…

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident ka ndodhur pak minuta me parë në dalje te Elbasanit, në Fushe-Labinot. Nga aksidenti është plagosur një djalë 12 vjeç, i cili po kalonte rrugën për të shkuar në shkollën pranë shtepise se tij.

Ai është përplasur nga një fuoristradë tip Hyundai me targa të Tiranës.
Ambulanca bëri shoqërimin e tij për në urgjencë.
Sipas dëshmitarëve, djali në momentin e shoqërimit ishte i vetëdijshëm dhe në gjendje për të folur.
Policia ndodhet në vendngjarje.

Elbasan/ Informacion paraprak.

Në fshatin Mengël, të Elbasanit, shtetasi E.P., banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip ” Hondai” ka aksidentuar një fëmijë rreth 12 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Zjarr Tv Ad