Ngjarje e rëndë/ Shpërthim i fuqishëm në një fabrikë, ka viktima

0
203
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy persona mbetën të vdekur dhe nëntë të tjerë rezultojnë të zhdukur pas një shpërthimi në një fabrikë çokollatash në Pensilvani.

Shefi i policisë së zonës së West Reading tha se po vijojnë përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë persona, të cilët mund të kenë qenë në fabrikë, ku mendohet se janë të punësuar 850 persona.

Flakët e fuqishme shkatërruan njërën ndërtesë të fabrikës dhe dëmtuan godinën pranë saj.

Shkaku i zjarrit ende po hetohet, ndërsa zyrtarët përjashtuan faktin se mund të ketë rrezik në zonë. Përveç dy të vdekurve dhe nëntë të zhdukurve, disa persona të tjerë u plagosën, tha Holden.

West Reading shtrihet rreth 100 km në veriperëndim të Filadelfias.

Zjarr Tv Ad