NGJARJE TRAGJIKE/ Autobuzi i Unazës merr para dhjetëra makina te Tajvani, disa persona të plagosur

0
251
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Një aksident është regjistruar sot te zona e Shallvareve. Një autobus i linjës së Unazës është përplasur me të paktën katër automjete, teksa njëri prej tyre ka devijuar duke përfunduar në stacion.

Raportohet se ka tre të plagosur që janë nisur drejt spitalit të Traumës.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punohet për sqarimin e plotë të aksidentit, me dëme në njerëz e po ashtu edhe materiale.

Tiranë /Informacion paraprak

Më datë 27.02.2023, rreth orës 11:35, në vendin e quajtur Ura e Tajvanit, një autobus i linjës së Unazës është përplasur me disa automjete.

Si pasojë janë dëmtuar 3 shtetas të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e ambulancës me stafin mjekësor dhe shërbimet e policisë.

Zjarr Tv Ad