Ngjela për integrimin në BE: Maqedonia e Veriut do të shpërbëhet, nga kjo do të përfitojë Shqipëria

0
409
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Avokati Spartak Ngjela ka deklaruar se Maqedonia e Veriut do të shpërbëhet dhe me këtë lëvizje, sipas tij do të përfitojë Shqipëria në rrugën e saj drejt BE.

Teksa ka komentuar veton që Bullgaria i ka vendosur Maqedonisë së Veriut, duke bllokuar integrimin në BE, Ngjela tha në “News 24”se plani është shpërbërja dhe kalimi i një pjese bullgarëve.

Ngjela: Ne e kemi në favor sepse është veto bullgare jo për ne, por për RMV. Rama nuk pati ndonjë mundësi politike të shkëpuste RMV nga Shqipëria. Pse do jenë bashkë?! Ky është nonsens deri në këtë pikë, por fakti që ata vazhdojnë kjo është në favor.

Mendoj se RMV është drejt shpërbërjes… sepse nuk fiton dot Shqipëria. Koha pastaj varet kur do ta vendosë SHBA. Një pjesë do u shkojë bullgarëve, siç është menduar një opsion.

Bullgaria është në suazën e Uashingtonit, por Uashingtoni është më Shqipërinë, atëherë do ndahet Maqedonia, dhe e kemi në favor.

Zjarr Tv Ad