Ngjela:Ja skema për destabilizimin Shqipëri-Kosovë

0
33
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

STATUSI I PLOTË I NGJELËS

Shkëmbimi i kufijve si politikë në Prishtinë dhe dorëzimi i mandateve të deputetit nga opozita, si politikë në Tiranë, ka qenë skemë për destabilizimin Shqipëri-Kosovë.

Vetëm bufi nuk e kupton këtë

Në Kosovë, Thaçi u tërhoq nga presioni i madh i opinionit publik shqiptar, kurse në Shqipëri, lëvizja Berisha po sfumohet, dhe shpejt do të mbetet e pafuqishme.

Marrja e Mitrovicës nga Serbia dhe Rusia, dhe radikalizimi i jetës politike në Shqipëri, mendohej se do ta zhbënte si histori çështjen shqiptare duke sjellë në një krah, shqiptarë masivisht të shpërngulur, dhe, në krahun tjetër, shqiptarë të nënshtruar nga sllavët.

Nuk kishte fare gjasë që të fitonte kjo si skemë, por, semos ka bërë ndonjëherë skema të mençura politika ruse!

Tani serborusëve duket se i ka vdekur çdo shpresë kundër Shqipërisë, se televizionet ruse po çirren për protestat e opozitës në Tiranë. Kurse brenda vendit, opozitën e ekstremizuar në marrëzi, nuk po e përkrahin shqiptarët.

Po politika e drejtimit të shtetit, si do të ecë?

Në Tiranë Edi Rama tani rrezikohet, sepse deri tani, në krahasim me Berishën, ai është mbajtur edhe ndërkombëtarisht si e keqja më e vogël. Tani që Berisha u vetëvar me të gjithë taborin e tij, Rama mbetet të jetë dhe është e keqja më e madhe. Domethënë që nuk ka më të ardhme. Por dje, aty, mbrapa kryeministrisë, disa romë ia kishin marrë këngës së tyre të famshme:

Vare veten me litare, o Dinó;

Ububu ç’i bërë vetes o!

Ta ketë dëgjuar vallë edhe Rama e Saliu këtë këngë?

 

Zjarr Tv Ad