“Ngjeshemi në urban, është tmerr”, qytetarët për Transportin Publik në Tiranë: Mbushet plot

0
21
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vijon të jetë problematik Transporti Publik në kryeqytet sepse që nga data 18 tetor është zvogëluar kapaciteti i mjetëve urbanë. Sot, në nje komunikim per Fax News, qytetarët shprehen të shqetësuar me pritjet e gjata të urbanëve që i penalizojnë për në punë apo në shkollë.

Kujtojmë se Shoqata e Unionit të Transportit Publik ka shprehur se në kryqytet urbanët do të jenë në numër të përgjysmuar.

“Kur flitet për përhapjen infeksjoniot, dritaret mbyllur, njerëzit të ngjeshur dhe nuk nxirrja dot as lekët e biletës. Imagjino të kesh një urgjencë personale, është tmerr! Do të ngrihet dhe cmimi i biletës dhe u bëj thirrje të gjithëve të marrin masa”-tha një qytetare.

Kam gjysëm ore këtu, udhëtoj me të Sharrës dhe të Ali Demit, mezzi hyp tani dhe autobuzi plot. E kam blerë 16 mijë lekë abonenë, kanë thënë do shkojë në 20. Rrezikoj humbjen e punës për shkak të vonesës, ne nuk jemi zyrtarë të dalim me makina, autobusin kemi”-u shpreh një e moshuar.

Një student tha se është shumë penalizuese për të kapur orën e parë të mësimit. “Unë jetoj në Laprakë dhe nuk e kap dot, nuk e ka fajin dhe pedagogu që na penalizon por skemi ç bëjmë. Do dalësh një orë më parë por stacionet janë plot, ”- përfundoi studenti.

Zjarr Tv Ad