Ngjitet në Everest dy herë brenda javës, vendos rekordin e ri

0
5
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Sherpa nga Nepali ka vendosur një rekord të ri të malit Everest. Ai është ka arritur majën për të 24-tën herë, duke ngjitur malin 2 herë vetëm në 7 ditë.

Kami Rita Sherpa u ngjit me sukses në malin më të lartë në botë mëngjesin e së martës.

Ky është rekordi i tij i dytë në 7 ditë, pasi ai u ngjit përsëri më 15 maj në Everest.

49-vjeçari tha se nuk planifikon të tërhiqet dhe shpreson të arrijë më shumë suksese në vitet në vijim.

“Unë mund të ngjitem edhe për disa vite të tjera,”-tha ai për BBC, përpara përpjekjes së tij për të ngjitur për të 23-tën herë malin, një javë më parë. “Jam i shëndetshëm, mund të vazhdoj derisa të mbush 60-vjeç.”

Sherpa ngjiti malin për herë të parën në vitin 1994 dhe bën guida për kompanitë ndërkombëtare që organizojnë ekspedita ngjitjeje.

“Asnjëherë nuk e kam menduar për të vendosur rekorde,”-tha ai. “Sikur ta dija, do kisha bërë më  shumë ngjitje më herët.”

 

Zjarr Tv Ad