Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Qeveria ka vendosur ngritjen e drejtorisë së Përgjithshme të Arsimit Parauniversitar. “DPAP-ja është tërësia e institucioneve administrative dhe ofruese të shërbimeve arsimore parauniversitare, pjesë integrale e sistemit të ministrisë përgjegjëse për arsimin, që kontribuon në realizimin e qëllimit të përgjithshëm për shërbim arsimor cilësor”, thuhet në vendimin e qeverisë. Sipas vendimit, misioni i kësaj drejtorie ofrimi dhe sigurimi i shërbimit arsimor cilësor në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare në vend, ndërsa veprimtaria do të shtrihet në të gjithë vendin. Nuk dihet nëse ky institucion zëvendëson drejtoritë arsimore aktuale.