Familja e DJ të famshëm, Avicii që u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Oman në prill të vitit 2018, ka njoftuar ngritjen e një fondacioni të ri.
Fondacioni është ngritur në kujtim të DJ për të mbledhur para dhe ndërgjegjësimin për sëmundjen mendore dhe parandalimin e vetëvrasjeve.
Zyrtarisht, nuk është lëshuar asnjë shkak zyrtar i vdekjes,
DJ suedez, emri i vërtetë i së cilit është Tim Bergling, luftoi me abuzimin me substancat narkotike dhe depresionin.
Fondacioni Tim Bergling gjithashtu do të trajtojë çështje si ndryshimet klimatike dhe ruajtjen e natyrës.
“Tom donte të bënte ndryshim,”-tha familja e tij në deklaratë. “Ngritja e një fondacioni në emër të tij është mënyra jonë për të nderuar kujtimin e tij.”
Avicii u nda nga jeta në moshën 28-vjeçare dhe mendohet se shkak ishte vetëvrasja.