Ngrihet grup punë për inventarizimin e regjistrave në Kadastrën e Durrësit, Lame: Kjo që ka ndodhur kalon imagjinatën, janë grisur fletët! Pronat e shqiptarëve…

0
25
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës, Artan Lame ka deklaruar se është ngritur një grup pune për inventarizimin e regjistrave në kadastrën e Durrësit.

Sipas Lames, këto dosje që shërbejnë për regjistrimin e pronave të shqiptarëve janë keqpërdorur nga punonjës gjatë 22 viteve më parë, ndërsa ai demonstroi si u janë grisur fletët. Nga 1063 regjistra, vetëm 152 janë në gjendje të mirë kurse pjesa tjetër kanë modifikime ku mungojnë fletët.

Gjithashtu Lame theksoi se qytetarët nuk kanë nevojë të dinë se ku ndodhet institucioni i Kadastrës por mund të marrën shërbimin online, pa korrupsion në E-albania.

“E them me trishtim që situata në arkivin tejkalon cdo lloj imagjinate kjo vetëm me disa shifra. 1063 regjistra vetëm 152 regjistra janë të mira dhe të paprekura, pjesa tjetër ka vëretje. Këto regjistra mungojnë 730 fletë që do të thotë në regjistrat e pasurive të paluajtshme nuk janë fare, duke u grisur. Janë hequr një fletë dhe është vendosur një tjetër. Drejtoria e Durrësit ngriti një grup pune për inventarizimin . Situata e trashëguar në kadastrën e Durrësit kalon imagjinatën, janë grisur fletët, imagjinoni të gjitha janë pasuri dhe halle njerëzish. Rezultojnë 569 fletë të dubluara. Përgjegjësia është e kujdo që ka punuar në këtë mënyrë gjatë 22 viteve. Nuk ka pasur rregullore, nuk ka pasur punonjës të arkivit me inventar. Ska pasur asnjë inventar dhe natyrisht s’ke kujt i vendos gishtin mes punonjësve që kanë bërë këtë gjë. Mjaft më me këtë çmenduri, sot Durrësi nuk duhet ta dijë ku e ka zyrën e kadastrës. Por qytetari do ta marrë shërbimin online nga E-albania. Ky material do t’i depozitohet ministrisë së drejtësisë por edhe zyrës së kryeministrisë”, tha Lame.

Zjarr Tv Ad