Shitësit e tregut industrial në Durrës, detyrohen të ulin qepenat e bizneseve të tyre, pasi 3 ditë më parë u ka ardhur një shkresë nga bashkia ku thuhej se si pasojë e konfliktit të dy pronarëve të pallateve, e pësonin edhe këta të fundit pasi nuk mund të vazhdonin aktivitetin e tyre. Tregtarët kanë kërkuar që të merren masa për të zgjidhur këtë problem pasi nuk kanë mundësi të tjera përr të siguruar jetesën.
Tregtarët:
Problemi është që ne të vazhdojmë punën. Bashkia të marrë masa dhe të zgjidhë situatën. Para 3 ditësh na kanë thënë se do të vinin personat që do merrnin masa. Ndërsa ne akoma presim të vijnë përfaqësues nga bashkia dhe të bisedojmë.
Ne këtu kemi dalë për të punuar, nuk kemi lidhje fare me pallatin. Atë ta zgjidhin pronarët. Me ne nuk kanë punë. Kërkojmë të hapim dyqnin të nxjerrim bukën e gojës se me këtë ushqehemi.
Ndër to ka qenë edhe një shitëse e tregut industrial e cila ishte shumë e mllefosur për gjendjen aktuale dhe ka shpërthyer drejt qeverisë duke akuzuar se me politikat e ndërmarra po i përzinin të gjithë dhe po mbanin vetëm pleqtë në vend, pas vetëm këta të fundit u duheshin.
Reagimi i plotë i tregtares:
Ngrehuni dhe bjeruni, shtypini dhe korrini, katundarë dhe fshatarë, të gjithë kështu duhet të bëjnë po këtu nuk bëhet gjë prandaj po ikin dhe po mbajnë pleqtë në Shqipëri. Se pleqtë I duhen qeverisë së Edi Ramës dhe shumë qeveritarëve të ndyrë dhe thuaja të gjithëve se çfarë bëhet në 3 milionë banorë. Çfarë bëhet në atdheun tim nuk bëhet asgjëkundi. Poshtërsi!