‘Ngrijeni nivelin se e keni ulur fare’, Rama i tregon ‘vendin’ Nikollës: Çfarë replike do i japësh, përse? Luli si i dehur që e kanë rrahur në lokal

0
44
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Vazhdojnë replikat në Kuvend mes Edi Ramës dhe deputetëve të opozitës, ku këta të fundit pretendojnë se janë fyer nga etiketimi që kryeministri bëri ndaj deputetes Jorida Tabaku, të cilën e quajti balonë tabake. Teksa Tabaku kërkoi fjalën për replikë, ajo nuk iu dha nga Nikolla, ndërkohë që tensionet mes palëve kanë qenë të larta përgjatë gjithë kohës.

Rama: Zonjë e para e punës, unë nuk iu përmenda emrin juve, ju bëni mirë që ta kërkoni  replikën, kur del ai zotëria dhe iu drejton gishtin, ulu dhe përballo retorikën, se tjetër është retorika dhe tjetër është llumi. Ngrijeni nivelin, se ka rënë niveli fare fare. Një kryetar opozite që çohet këtu dhe flet sikur sapo ka dalë nga klubi, ku është dehur dhe e kanë rrahur është inat i madh. Unë nuk do të hyj në ato muhabete se është nivel shumë i ulët.

Tabaku kërkon fjalën nga vendi

Nikolla: Patjetër që do ta jap të drejtën për replikë, por pas fjalës së kryeministrit

Rama: Replikë për çfarë, për kë, përse, ajo që dëshmoi këtu Lulëzimi është se ka balona dhe pa bisht fare, erdhi këtu si balonë pa bisht, erdhe këtu dhe nxore nga goja pisllëk të madh, duke më akuzuar se unë gënjej.

Zjarr Tv Ad