Ngrirja e vezëve nga gratë, ekspertët i kërkojnë qeverisë të bëjnë ndryshime në ligj

0
7

Gratë që i ngrijnë vezët duhet të lejohen t’i ruajnë për më shumë se 10 vjet, rekomandojnë ekspertët e fertilitetit. Në ligj është shkruar që vezët e ngrira duhet të shkatërrohen pas kësaj periudhe, vetëm nëse një grua ka qenë përkohësisht interfile si pasojë e një ndonjë sëmundjeje.

Ekspertët e infertilitetit i kanë kërkuar qeverisë që të bëjë këtë ndryshim në ligj, por ata thonë që kjo kërkon ndryshime të konsiderueshme në politikat sociale. Aktivistët thonë se metoda e ngrirjes së vezëve ka ndryshuar që nga krijimi i ligjit, prandaj vezët mund të mbahen të ngrira për një periudhë kohe të pacaktuar.

“Nuk ka asnjë arsye biologjike për këtë ligj”, thotë Sarah Norcross, drejtuese e organizatës “Progress Educational Trust” në mbrojtje të grave me probleme me fertilitetin.

“Nëse do t’i ngrish vezët në fund të viteve ’20, mund të mos e kesh vendosur që do t’i përdorësh deri në fund të viteve ‘30”.

Burimi: BBC