Ngritën fermë kanabisi në banesë, dy shqiptarët tradhtohen nga era e fortë e kanabisit

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Dy shqiptarë janë dënuar pasi policia i gjeti në banesë rreth 100 bimë kanabisi.

Policia bastisi shtëpinë në Tockholes Road, Darwen, pasi fqinjët ishin ankuar për erën e kanabisit, njerëz që hynin e dilnin nga shtëpia në çdo orar dhe furnizimin me energjie elektrike.

Kur policët hynë në shtëpi gjetën dy shtetas shqiptarë Mentor Vatën dhe Shpresim Vehapajn duke qëndruar në kuzhinë.

Sapo hynë brenda, media angleze Telegraph Lancashire, raporton se oficerët nuhatën erën e fortë të kanabisit. Më pas nisën të kontrollojnë banesën dhe në dhomën e parë gjetën rreth 20 dhe 30 bimë kanabisi në fazën e hershme të rritjes, si edhe llamba të mëdha. Në dhomën e dytë kishte rreth 20 dhe 30 bimë të rritura plotësisht. Në dhomën e tretë kishin bimë kanabisi duke u tharë ndërsa në papafingo rreth 50 dhe 60 bimë.

Gjithashtu u provua se energjia elektrike po nxirrej në mënyrë të paligjshme.

Bastija e banesës ndodhi mëngjesin e 24 qershorit.

Vata, 33 vjeç, dhe Vehapaj, 26 vjeç, të cilët nuk kishin dënime të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar, u deklaruan fajtorë për prodhimin e kanabisit.

Vata u dënua me dy vjet, ndërsa Vehapaj mori një dënim prej katër muajsh. Të dy burrat do t’i nënshtroheshin procedurave të dëbimit pas lirimit nga burgu.

Zjarr Tv Ad