Ngriti padi ndaj Blinken/ Kush është avokati francez i Berishës?

0
35
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Jean-Yves Le Borgne, 71-vjeç kryeson Shoqatën e Avokatëve Penalë të Francës dhe ka mbrojtur në gjykatat e këtij vendi shumë personalitete të larta politike, si ish-kryetarin e Parisit Jean Tiberi, ish-drejtorin e kabinetit të Jacques Chirac dhe biznesmenë të mëdhenj si ish-bosin e Renault, sipërmarrësin Carlos Ghosn.

Ai konsiderohet politikisht në Francë si një golist me prirje nga e majta,si dhe disa herë ka tentuar të hyjë në politikë.

“Kam udhëzuar avokatin tim në një vend neutral dhe të respektuar, siç është Franca, që të ngrejë ndaj zotit Blinken një padi direkte para Gjykatës Korreksionale të Parisit, për shpifje publike.

Zoti Blinken mundet ndoshta të pretendojë se, sipas rregullave si Ministër i Punëve të Jashtme, ai përfiton imunitet. kjo është gënjeshtër. Imuniteti sot vlerësohet nga gjykatat në një mënyrë relative, çka do të thotë se, Sekretari Blinken është i mbrojtur nga imuniteti kur ai kryen akte normale në ushtrimin e funksionit si përfaqësues i qeverisë. Por duke filluar nga momenti kur zoti Blinken bëhet autor i një komedie dhe montazhi politik, të destinuar për të më dëmtuar, kjo nuk hyn në funksionin e tij të ministrit.

Pra, sipas avokatit që unë kam konsultuar, zoti Blinken nuk është i mbrojtur me asnjë imunitet, ndaj dhe do të paditet dhe dënohet nga Gjykata Korreksionale e Parisit, në të cilën është ngritur padia sot nga avokati im,” tha Berisha.

Zjarr Tv Ad