Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Kryeministri Edi Rama këtë mëngjes e ka filluar me një reagim për çmimin e karburanteve.
Përmes një postimi në “Facebook”, Rama kujton se sot do të ngrihet Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit.
Sipas kryeministrit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës, duke shtuar se marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, duke mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve.
“MIRËMËNGJES
dhe me konfirmimin se nga sot, me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës dhe marzhi i fitimit të kompanive do të ngrijë, për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.