Ni sma Thu rje a e financon So-ros

0
14

Deputetja Rudina Hajdari ka kërkuar propozuar renditje sipas rendit alfabetik të listës së kandidatëve, ndërsa socialistët flasin për renditje shifrore. Hajdari shpreson te mbështetja e PD-së në Këshilli, për lista të hapura 100% dhe pa renditje partiake.

“Tani bëj pjesë në një parti politike të re, e cila quhet Nis ma Thu rje. Është një gjë e re dhe ne po i ofrojmë shqiptarëve një gjë që nuk është parë më parë. Mendoj se në Shqipëri ka ardhur koha që të ketë një alternativë reale. Ka shumë disfata në shoqërinë shqiptare, ka shumë të zhgënjyer nga partitë e vjetra, të cilat janë kthyer në biznese familjare, vetëm kujdesen për një grup njerëzish që i mbajnë në këmbë. Shoqëria jonë është ndarë në dy grupime.

Një 10 përqindësh që qarkullojnë në pjesën e pasur dhe pjesa tjetër është duke kaluar vitet më të vështira. Varfëria është e tejskajshme. Nuk mund të gënjejmë askënd se gjendja në Shqipëri është e qëndrueshme dhe këtë nuk mund t’ia faturojmë vetëm pandemisë”, u shpreh Hajdari.

Më tej, Hajdari thekson se Nis ma Thu rje synon grupmoshën 18 deri në 40 vjeç, të cilët janë ata që qëndrojnë më larg politikës.

“Ne nuk synojmë militantët, të cilët partia i ka bërë të verbër dhe i ka përçarë. Ne synojmë atë elektorat, i cili së pari ka të bëjë me moshën 18-40 vjeç, pasi kjo grupmoshë voton më pak në Shqipëri. Nëse ne arrijmë të motivojmë këtë fashë të shoqërisë atëherë do t’ia dalim mbanë”.

Por, a ka lidhje Nis ma Thu rje me So rosin?

“Nuk e kam kuptuar asnjëherë këtë konspiracion. Nuk kam asnjë lidhje jo vetëm unë, por edhe djemtë dhe vajzat që punojmë bashkë. Ne jemi duke ngritur financat tona, jemi duke krijuar platformat ku njerëzit mund të kontribuojnë”, tha ajo.