Nikki Haley kërkon tërheqjen e UNMIK-ut nga Kosova

0
67
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Në të njëjtën ditë kur njoftoi për tërheqjen e saj nga posti i ambasadores së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kombet e Bashkuara (OKB), Nikki Haley i ka dërguar letër sekretarit të përgjithshëm të OKB-së në të cilën ka kërkuar që UNMIK-u të tërhiqet nga Kosova.

Sipas “B92”, letra është dërguar më 9 tetor, në të njëjtën ditë kur Haley kishte njoftuar se tërhiqet nga roli i përfaqësimit të Amerikës në OBK.

Letra i është dërguar sekretarit të përgjithshëm të organizatës, Antonio Guterres.

Në dokumentin e publikuar, Haley mbështet përpjekjet e Guterres për arritjen e paqes në botë por edhe përmendi faktin se misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë ka sjellë shembull të misionit të suksesshëm në zgjidhjen e konfliktit.

“Suksesi i Kosovës i theksuar me dhjetëvjetorin e shpalljes së pavarësisë duhet të jetë arsye për festë dhe simbol i arritjes së madhe nga Kombet e Bashkuara në përpjekjet për arritjen e paqes dhe stabilitetit në Evropë”, shkruan në letrën e saj, transmeton lajmi.net.

Haley ka kërkuar “strategji të largimit” dhe ndërprerjen e mandatit të UNMIK-ut, që ka hasur në kundërshtim nga Serbia.

Zjarr Tv Ad