Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka prezantuar sot disa nga arritjet e ministrisë nën drejtimin e tij.
Gjatë fjalës së tij ministry tha se për 2023 do të pasurojnë flotën e mjeteve ajrore me dy avionë për shuarjen e zjarreve.
Ai tha se bëhet fjalë për avionë që janë me çmim të përballueshëm për Shqipërisë si dhe të përshtatshëm për situatën e zjarreve në vend.
“Parashikojmë që të pasurojmë edhe flotën e mjeteve ajrore që përdoren kundër zjarreve me dy avionë të cilët nuk janë ata avionët e mëdhej, që është përfolur kaq shumë, por janë disa mjete tjera më modeste në kostë më të përshtatje për situatat tona të zjarrëve. Cështja e mirëmbajtjes na shkakton më shumë probleme dhe po flasim me disa marka sic është Kroacia dhe Mali i Zi dhe të kalojmë te zgjidhja inteligjente të përdorim kapacitetet e një vendi pa shkuar në prokura” tha Peleshi.