Niko Peleshi, ndodhej sot në Obot të Shkodrës, për shkak të situatës, në vendin tonë.
Ministri Peleshi, tha se; aktualisht situata është e qëndrueshme, ndërsa theksoi se në datë 11 janar, priten intensifikim të reshjeve.
Gjithashtu, ai theksoi se; janë marrë të gjitha masat, për të përballuar çdo situatë që mund të shkaktohet nga moti i keq. Sipas Ministrit, e rëndësishme është që të mos përmbytet fusha e Bushatit.
“Nuk ka tërheqje të ujërave, pasi zona është nën nivel. Era që po fryn po përshpejton çuarjen e ujërave drejt detit. Pozitive është që nuk ka reshje. E rëndësishme është që të mos kemi përmbytje në fushën e Bushatit në Shkodër dhe këtë do ta evitojmë. Reshjet do të shtohen pasnesër. Kaskada po menaxhohet si duhet. Në datën 11 është intensiteti maksimal i reshjeve, por shpresojmë që situata nuk do të përkeqësohet më tej. Ne jemi të gjithë në gatishmëri”,-kështu është shprehur Peleshi.