Niko Peleshi kërkon ‘harem’ në kohë krize, 800 milionë lekë për 8 vajza host

0
48
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ministri i Mbrojtjes, z. Niko Peleshi duket se e ka të qartë në mendjen e tij strategjinë e mbrojtjes së vendit. Madje aq mirë i ka bërë punët me ushtrinë saqë tashmë nuk ka nevojë për asgjë më shumë sesa të fillojmë të festojmë. Por ku ka festa më të bukura sesa ato ku janë edhe vajzat hostess me uniformë? Këtë si duket ka menduar zoti ministër i cili planifikon të shpenzojë mbi 800 milionë lekë nga buxheti i shtetit për aktivitete artistike.

Të krijohet përshypja se Shqipëria tashmë është ushtria më e fuqishme në botë dhe askush nuk mund ta dëmtojë. Prandaj gjithë këto para kemi luksin për t’i bërë rrush e kumbulla, pasi si duket nuk na nevojë për asnjë modernizim të ushtrisë. Duket se gjithë hallet e tjera janë zgjidhur, që nga kushtet e vendqëndrimit të ushtarëve, ushqimi, uniforma e deri tek pagesat e tyre. Për këtë është organizuar një tender që mban numrin e referencës REF-44681-10-06-2022.

Objekti i tij është “Shërbimet e nevojshme për realizimin e aktiviteteve artistike, sportive si dhe aktiviteteve me tematika të ndryshme që organizohen nga strukturat e varësisë së Ministrisë së Mbrojtjes dhe SHPFA”. Fondi limit ëhstë parashikuar 68,657,800 lekë të reja pa TVSH ose mbi 800 milionë lekë të vjetra përfshirë TVSH. Nëse shfletojmë dokumentat dalin përpara abuzime të papara. Shikohet përshembull se nevojiten 8 vajza hostess me uniformë për të pritur të ftuarit që ata të mos ngatërrohen e të ulen në tavolinën që nuk duhet.

Nevojiten 50 tavolina e 50 karrige, por ama duhen edhe 700 tapete e mokete. Kërkohen 15 shërbime fotografike dhe 20 shërbime me video me kohëzgjatje vetëm 3 orë/aktivitet. Duhen 20 shërbime me kamera dhe dron për 3 orë filmime etj, etj.

Një tjetër fakt i dyshimtë janë edhe pajisjet audio. Shikohet se nevojiten 25 bokse për muzikë, 25 bokse për fjalim, 25 bokse pasiv me mundesi per tu varur e kështu me rradhë. Lista është shumë e gjatë e nuk kuptohet përse nëvojiten aq shumë pajisje audio të cilat kryejnë të njëjtin funksion. Ndoshta siç thamë tashmë priotitetet e mbrojtjes kanë ndryshuar dhe në vend të parë janë festat me vajza hostess./joqalbania

Zjarr Tv Ad