Nikola Gruevski mbetet ende një mister, e kanë rrembyer apo është larguar vullnetarisht?

0
23
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë që vendodhja e ish-kryeministrit maqedonas Nikola Gruevski mbetet ende një mister, kreu i ekzekutivit maqedonas Zaev, ka hedhur dyshimin se ai mund të jetë rrëmbyer. Televizionet maqedonase nga ana tjetër hedhin dyshime se Gruevski aktualisht ndodhet në zonën Vlorë – Sarandë në pritje për t’u larguar në Turqi ku dhe i kanë premtuar azil.

Kryeministri maqedonas Zoran Zaev ka hedhur dyshime për mundësinë që ish-kryeministri Nikolla Gruevski të jetë rrëmbyer dhe të mos ketë dalë vullnetarisht nga Maqedonia. Zaev u shpreh se deri tani kanë ndodhur shumë gjëra, dhe se përgjigjen për këtë pyetje ai e prêt nga vetë Gruevski dhe autoritetet hungareze. Kryeministri i Maqedonisë theksoi se po bëjnë gjithçka që Gruevski të gjykohet në Maqedoni.

Nga ana tjetër Zaev ka anuluar pjesëmarrjen në mbledhjen e kryeministrave të Ballkanit Perëndimor. Kancelari austriak, Sebastian Kurc, i cili është edhe presidenti i radhës i Këshillit të Bashkimit Europian, vendosi të mbledhë, më 19 nëntor, në Vjenë, kryeministrat e Ballkanit Perëndimor. Kurc do të mbledhë krerët e Ballkanit Perëndimor për një drekë pune të hënën në Vjenë.

Ndërkohë ministria e Punëve të Brendshme te Malit të Zi përmes një deklarate për shtyp vërtetoi se Gruevski ka hyrë në Mal të Zi më 11 nëntor dhe të njëjtën ditë është larguar nga ky vend. Policia malazeze nuk ka dhënë detaje se nga cili vendkalim kufitar ka hyrë ish-kryeministri i Maqedonisë. Autoritetet shqiptare konfirmuan se ai ka dalë nga territori shqiptar ne 11 nëntor, drejt Malit te Zi, vazhdojne ende spekulimet mbi vendnodhjen e tij.

TV i Shkupit “24 Neës” , duke iu referuar burimeve sipas tyre shumë të sigurta nga Shqipëria, tha se Gruevski ndodhet ende në territorin shqiptar dhe fshihet në zonën Vlorë-Sarandë. Televizioni maqedonas pretendon se Gruevski planifikon të niset sonte me një skaf për në Turqi, ku sipas tyre ka marrë garanci se do t’i ofrohet azil.

Zjarr Tv Ad