Nikoll Lesi bën parashikimin e radhës: Pse Lulzim Basha nuk do të pranojë bashkëqeverisjen? Rama do t’i japë shanse opozitës dhe…

0
1808
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Gazeta Koha Jonë, e drejtuar nga Nikoll Lesi, ka hedhur sot idenë e zgjedhjeve lokale që mund të mbahen pranverën e vitit të ardhshëm, me shumë gjasë si një strategji e Edi Ramës, pët t’u zhveshur sadopak nga pushteti që mban dhe për të ndarë barrën e qeverisjes me opozitën.

Teksa të gjithë bashkitë e vendit drejtohen nga socialistët, me përjashtim të Shkodrës, gazeta në fjalë, duke përjashtuar mundësinë që Kushtetuesja të rrëzojë zgjedhjet njëpartiake të 2019, thotë se ato mund t’i japin shanse opozitës së Lulzim Bashës për të fituar terren. Në një shkrim që zë faqen e parë të të përditshmes, thuhet se Lulzim Basha është nën presion nga demokratët dhe sipas të gjitha gjasave të deritanishme, nuk do ta pranojë një bashkëqeverisje me Ramën.

Pjesë nga shkrimi:

Bashkëqeverisje do të ishte ideale për PS dhe Ramën, por duket se nuk do të ndodhë kaq shpejt, sepse Lulzim Basha ndodhet mes një presioni të jashtëzakonshëm brenda partisë dhe nga populli opozitar, që u zhgënjye nga 25 prilli. Ndaj Edi Rama, sipas informacioneve të besueshme, do të gjejë një udhë kompromisi që të hedh paksa pushtet nga supet e tij, duke e çuar vendin në zgjedhje vendore të parakohshme në pranverë të vitit të ardhdhëm. Kjo do ç’tensionojë disi situatën, por edhe largon Lulzim Bashën nga presioni gjithnjë në rritje për protesta të dhunshme kundër qeverisë, por që duket se lideri demokrat nuk i ka me shumë qejf, aq me tepër që tani mori mandatin e tretë. Hedhja në tryezë e zgjedhjeve vendore mbetet një zgjidhje e drejtë, ndonëse lojë finoke e kryeministrit, porse dihet se si janë marrë bashkitë pa parti konkurente dhe nuk ka se si të pranohet nga një opozitë që ka gati 50 % të popullit pas vetes.

Por vendimi për zgjedhje vendore në pranverë 2022 zgjidhë edhe ngërçin në bashkinë e Shkodrës, të Durrësit, Vorës apo ndonjë bashki tjetër. Me këtë rast heq qafe edhe kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli i cili i ka dalë nga radhët dhe po e sfidon hapur kryeministrin Rama. Edhe dje kryebashkiaku vlonjat nxori një shkresë ku bënte presion këshillit bashkiak që do mblidhej pa mirëkuptimin e tij, ai deklaroi se do ti gjobiste me 50 milionë lekë gjobë nëse shkelin rregullat antiCovid. Ky veprim e ka acaruar mjaft kryeministrin. Një mënyrë mbetet që e largon në pranverë 2022. Pra kryeministri Rama jep një dorë Lulzim Bashës, me një grusht godet edhe kryebashkiakun e Vlorës si dhe mbush vakumet në Durrës, Vorë dhe Shkodër.

 

Zjarr Tv Ad