Nikoll Lesi: Nëse Rama bën gabimin fatal që t’i japë vulën e PD-së Alibeajt, do të ketë përplasje!

0
707
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Nikoll Lesi mendon se Partia Demokratike do të radikalizohet nëse vula e partisë do t’i mbetet grupit Alibeaj pas vendimit të gjykatës.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Lesi tha se do të jetë gabim fatal i Edi Ramës, nëse ai ndikon te gjykata, që vula e partisë ti jepet grupit Alibeaj.

“Deri tani, opozita i ka mbajtur protestat të kontrolluara. Nuk ka dhënë precedent, për tu akuzuar si opozitë destabilizuese.

Pas kësaj, me aq sa kam eksperiencë, me sa shoh edhe fjalimin e Ilir Metës në shesh, që that tani mbaruan llafet dhe nuk ka më, protesta tjetër do të jetë ndryshe.

PD është në të drejtën e vetë për ta përdorur këtë që ndodhi, për të eskaluar një përballje që nuk do të jetë shumë paqësore. Protesta tjetër lidhet edhe me vendimin e Gjykatës së Apelit për vulën e PD.

Nëse do të bëhet gabimi fatal që të mos ja japin zotit Berisha, nëse Rama ndikon që vula dhe sigla ti jepet grupimit Alibeaj, protesta tjetër nuk do të jetë pa përballje fizike. Nuk e uroj këtë”, tha Lesi.

Zjarr Tv Ad