Nikoll Lesi thirrje Berishës: Kërkoju falje demokratëve e ik në shtëpi, ndryshe do na bëhet Rama si Enveri

0
274
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Botuesi i gazetës “Koha Jonë”, Nikoll Lesi, në një editorial të kësaj gazete, i kërkon Sali Berishës t’iu kërkojë falje demokratëve dhe të japë dorëheqjen pas humbjes së rëndë të 14 majit.

Ndryshe, sipas tij, Rama do të qendrojë në pushtet më shumë edhe se Enver Hoxha.

“Sali Berisha ka përgjegjsi pasi i çoi votuesit drejt humbjes dhe kjo është një humbje e tmerrshme për krejt opozitën, por sidomos për PD historike.

Berisha kur është pyetur tek Ylli Rakipi se mund t’ju blejnë apo vjedhin votat, është përgjigjur se nuk do të guxojë Edi Rama të prekë votën tonë. Pra dha garanci qytetarëve se vota nuk do të tjetërsohet duke u blerë apo vjedhur. Në fakt zgjedhjet e ditës së dielë ishin të rregullta, numërimi nuk pati asnjë problem dhe rezultati doli jashtëzakonisht shkatërrues për opozitën.

Fill pas këtij rezultati Berisha në vend që të bënte autoktrikë personale se nuk arriti të përbashkoi krejt partinë demokratike dhe opozitën, fillon historinë e vjetër të vjedhjes së votave nga pushteti.

Ja se çfarë deklaroi dje Berisha: “Si farsa elektorale më e shëmtuar e Shqipërisë dhe Europës po kundërmon çdo ditë e më shumë. Me këtë rast unë vlerësoj raportin e OSBE ODIHR-it, të autoriteteve lokale rajone dhe deklaratën e Parlamentit Europian, të cilët dëshmuan se zgjedhësit shqiptarë votuan nën presion. Kjo është kryefjala e këtyre zgjedhjeve ku me presione të të gjitha llojeve, Edi Rama ndryshoi në mënyrë antikushtetuese, antiligjore vullnetin e shqiptarëve, ndryshoi rezultatin e votimit”- deklaroi Berisha.

Kur dihej se kishte një regjim përballë atëhere pse Berisha nuk bëri Revolucion sic premtoi por i dërgoi votuesit e tij në thertoren e PS?

Pse Berisha premtoi se votat nuk do të prekeshin apo bliheshin? Pse nuk krijoi koalicion të madh popullor?

Berisha ka një zgjedhje dinjitoze: Të kërkojë falje demokratëve dhe ti lërë vendin një brezi të ri në PD që ta drejtojë këtë forcë politike duke u përbashkuar të gjithë.

Ndërkohë që Berisha nuk i njeh zgjedhjet, kandidati në Tiranë, Belind Këlliçi me një gjuhë të kujdesshme pohon se duhet të bëjmë analizë se pse nuk na votuan.

Belind Këllici tha: “Unë e kam lexuar shumë mirë këtë fakt. Shoqëria jonë mesa duket kërkon diçka ndryshe dhe pret më shumë prej nesh. Të gjithë ne duhet të reflektojmë rreth kësaj që ka ndodhur dhe unë sigurisht duhet ta bëj i pari.

Kjo nuk do të thotë se do tërhiqemi, përkundrazi, duhet që të gjithë bashkë të bëjmë shumë më shumë se kaq. Por së pari duhet të kërkojmë brenda nesh, për të kuptuar saktë dhe analizuar me ftohtësi se çfarë publiku, opinioni, banorët dhe votuesit kërkojnë prej nesh”- saktësoi Këlliçi.

Pra Berisha nuk i njeh zgjedhjet, kurse Këlliçi kërkon një analizë në PD dhe në opozitë se pse nuk arritëm të krijonim një frymë besueshmerie kundër pushtetit.

Berisha duhet të mos këmbëngulë tek e vetja si gjithmonë, por duke mos i mohuar meritat e tij historike për pluralizmin, ai duhet të ikë nga politika.

Të ikë dhe t’ja lerë të rinjve këtë forcë politike që të paktën të jetë gati në vitin 2025 që të marrë pushtetin.

Në të kundërt Edi Rama do të rrijë edhe përtej vitit 2030! Bile me shumë se Enver Hoxha.

Dhe kjo për fajin e opozitës”, shkruan ai.

Zjarr Tv Ad