Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikolla Gruevski, ka hapur një biznes në Hungari, ku po qëndron në azil politik.
Gruevski, i cili është dënuar me dy vite heqje lirie për korrupsion në vendin e tij, ka arritur të hapë një biznes në Pecel, në periferi të Budapestit në datën 15 korrik dhe rezulton të jetë drejtor dhe themelues i kompanisë “ICIC Kft”.
Aktiviteti kryesor i kompanisë, është menaxhim dhe këshillim biznesi, por në të përfshihen edhe shitjet e produkteve të porcelanit, produkte qelqi dhe produkte pastrimi, raporton newsbomb.
Ndonëse Gruevski jeton në Hungari, si seli të kompanisë së tij ai ka dhënë adresën në Shkup.
Azili i Gruevskit në Budapest skadon në Tetor të këtij viti.