Debate të forta janë shënuar në Kuvend mes Sali Berishës, Edi Ramës dhe Lindita Nikollës, me këtë të fundit që refuzoi që ti jepte fjalën për procedurë ish-kryeministrit.
Megjithë insistimin e Berishës për të marrë fjalën, dhe pas tij edhe Flamur Nokës, Nikolla u detyrua që në njëfarë forme ti bindej Ramës, i cili nga karrigia e tij përsëriste se për personat non grata nuk kishte të drejtë për procedurë.
Pjesë nga debatet:
Berisha: Turp, akt i turpshëm!
Rama: Nuk është turp për non-gratat! Ti je i padëshiruar. Ti je non-grata. Jo parlamenti jo, por ty se je non grata.
Noka: Kush je ti që e vendos se kush do të flasë dhe kush jo?
Menjëherë pas refuzimit të Nikollës për ti dhënë fjalën Berishës, në foltore mbajti fjalimin e tij kreu i PR-së Fatmir Mediu.
Kjo është një nga të paktat përballje mes Ramës dhe Berishës, pas rikthimit të këtij të fundit në krye të Partisë Demokratike, edhe pse nuk ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit.