“Nipi im të dënohet për krimin që ka bërë”- Familjarët e autorit të vrasjes së Madrid Ulqinakut: Ja e vërteta e lidhjes me “Mandelën”. Policia të hetojë, pasi

0
1439
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë më parë, Elbasani, por jo vetëm u trondit nga një ngjarje e rëndë, ku 33-vjeçari, Madrid Ulqinaku u vra me pistoletë. Për krimin policia ka arrestuar një person, Eiden Dino ndërsa shpalli në kërkim autorin Horigito Peqini dhe bashkëpunëtorin Klaudjan Sallufin.

Horgito Peqini u tha se ishte edhe nipi i Eduart Peqinit i njohur ndryshe si Mandela i Elbasanit, kreut të bandës më famëkeqe të vitit 1997-të, i cili tashmë ndodhet në burg duke vuajtur dënimin e përjetshëm.

Por daja i Horgitos, Gentjani ka mohuar çdo lidhje farefisnore me Mandelën e Elbasanit.

“Personin që bëri atë vrasje nuk është nipi i Mandeles. Unë jam daja i Horgitos. E dënoj atë që bëri nipi im”, ka thënë Gentjani për Abc.

Më tej daja i Hogitos i kërkon drejtësisë që të hetojë deri në fund ngjarjen, pasi duhet sqaruar njëherë e mirë se çfarë e lidhte nipin e tij me një 33-vjecar. Gentjani thekson se sa herë ka ardhur në Shqipëri ka takuar shokët e Horgitos, të cilët janë bashkëmoshatarë me të, dhe se nuk e kupton se çfarë mund ta lidhte nipin e tij me një 33-vjeçar.

“Unë e dënoj ashpër veprimin e nipit tim. Dua t’i shpreh ngushëllimet e mia familjes së djalit që u vra. Por i bëj thirrje policisë që të hetojë ngjarjen, për të kuptuar se e kujt ishte pistoleta, dhe se cila ishte arsyeja që nipi im shoqërohej me një 33-vjeçar. Unë jetoj jashtë, por sa herë kam ardhur në Shqipëri dhe kam takuar shoqërinë e nipit tim, kamë parë se ata janë të gjithë bashkëmoshatarë, dhe nuk e kuptoj se çfarë ka dashur nipi im me një 33-vjeçar. Nipi im duhet të dënohet për atë që ka bërë, por policia duhet të hetojë deri në fund ngjarjen”, thekson më tej Gentjani.

Ndërkohë daja i të riut Horgito Peqini, ka folur dhe për dëshminë e bërë nga Eiden Dino në polici, i cili ka thënë se para ngjarjes Horgito dhe Klaudjani kanë pirë drogë.

Sipas Gentjanit nipi i tij nuk pinte as cigare, prandaj kjo ngjarje duhet të hetohet deri në fund nga policia.

Zjarr Tv Ad