Nis aksioni për shembjen e Teatrit? Ministria e Kulturës urdhëron zbrazjen e godinës

0
13
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Anëtarë të Alenancës për Mbrojtjen e Teatrit Kombëtarë kanë njoftuar në rrjet të shqetësuar dhe të revoltuar, se për gjithë natën e djeshme dhe mëngjesin e sotëm godina e Teatrit Kombëtar ka nisur të zbrazet, pas një urdhërese të Ministrisë së Kulturës.
Sipas kësaj shkrese, kërkohet heqja e materialeve dhe orendive që kanë mbetur në Teatër. Pikërisht në zbatim të këtij urdhri, mëngjesin e sotëm një grup punëtorësh kanë nisur çmontimin nga brenda të godinës. Ky aksion i befasishëm i qeverisë në bashkëpunim me bashkinë, Tiranë, duket se ka kapur në befasi edhe aktorët që protestojnë për shembjen e Teatrit.
Me këtë rast një nga aktivistet më të zëshme të Aleancës për Mbrojtje e Teatrit, Elona Caslli, shkruan në faqen e saj në FB: “Nëse shembet Teatri Kombëtar, do të plasë Aorta e Kombit. Vdekja do të jetë e shpejtë, por e dhimbshme. Zgjohu, zgjohu, zgjohu! “Duket se qeveria po i hap rrugë prishjes së Teatrit Kombëtar. Ministria e Kulturës ka urdhëruar heqjen e materialeve nga ambientet e teatrit.
Mbrëmjen e djeshme dhe sot janë vë re punëtorë që po nxjerrin materialet nga ambientet e Teatrit Kombëtar, një nga dy godinat e kompleksit teatror.
Më herët, më 3 qershor, u publikua në Fletoren Zyrtare Vendimi i Këshillit të Ministrave që autorizon ngritjen e komisionit për negocimin e kontratës me kompaninë private. Ky vendim është miratuar më 4 prill 2019 në Këshillin e Ministrave, por nuk është publikuar në faqen zyrtare të Kryeministrisë, siç është vepruar me vendimet e tjera të marrë atë ditë. Ky vendim i hap rrugë prishjes së teatrit dhe nisjes së ndërtimit të teatrit të ri dhe gjashtë kullave rreth tij, siç e parashikon “ligji special” për teatrin.
Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, e cila së bashku me qytetarë e artistë, ka protestuar kundër shembjes së teatrit prej 18 muajsh, është shprehur e vendosur se do të mbrojë deri në fund teatrin, duke u përballur qoftë dhe fizikisht.

Zjarr Tv Ad