Nis Asambleja Kombëtare e PS, Balla flet për aleatë në zgjedhje

0
110
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Partia Socialiste, ashtu siç u bë e ditur ditë më parë ka mbledhur sot në orën 10:00 Asamblenë Kombëtare, ku të gjithë të pranishmit me kërkesë të Kreut të Grupit Parlamentar Taulant Balla kanë mbajtur një minutë heshtje në nder të Luan Hajdaragës, ish-ministrit socialist që u nda nga jeta një muaj më parë.

“Sot jemi vetëm 250 ditë larg nga zgjedhjet vendore dhe prej sot nisim punën ku synojmë të jemi fitues në 61 Bashkitë e vendit me aleatin tonë të vetëm, qytetarët”, – është shprehur Balla.

Gjithashtu, ai ka shtuar se gjithë debati politikë do të fokusohet te hallet dhe problemet e njerëzve të këtij vendi dhe jo te shterpësia e kësaj opozite, e cila siç tha do të vazhdojë të hedhë baltë mbi çdo punë.

“Jemi 250 dite larg zgjedhejve vendore. Do garojmë si kandidate fitues ne 61 bashkite. Aleati yne i vetëm ne zgjedhje janë qytetaret. Jemi te gatshëm te bashkëpunojmë me opozitën”- tha Balla.

Ndërkohë në mbledhjen e sotme pritet të ketë ndryshime në sekretariatin ekzekutiv, ku përveç emrave, do të ketë dhe rregullime të funksioneve të tyre.

Në këtë asamble do të ketë një raport mbi performancën e përfaqësuesve të PS-së në qeverisjen vendore, raport kombëtar për procesin e bashkëqeverisjes si dhe raport mbi punën e grupit parlamentar të PS-së.

Gjithashtu, do të nisë dhe ngritja e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore të vitit 2019.

AXHENDA E ASAMBLESË KOMBËTARE

  1. Raport Kombëtar i Llogaridhënies Publike të Qeverisë “Puna për Shqipërinë që duam”.
  2. Raport i Grupit të Punës të Asamblesë Kombëtare të Partisë: “Mbi performancën e përfaqësuesve të Partisë Socialiste në qeverisjen vendore”.
  3. Udhëzim për fillimin e procedurave për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Këshillave Bashkiake për zgjedhjet vendore 2019.
  4. Udhëzim për ngritjen e strukturave koordinuese elektorale për zgjedhjet vendore 2019.
  5. Raporti Kombëtar i Procesit të Bashkëqeverisjes deri më datë 31.08.2018.
  6. Raport mbi punën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në dy sesionet e para të Legjislaturës IX.
  7. Informacion mbi punën e strukturave vendore të Partisë në raport me Axhendën Politike Vjetore të Partisë.
  8. Udhëzim për fillimin e Fushatës Kombëtare “E gjithë vëmendja te Ju”.
  9. Miratimi i strategjisë: “Partia Socialiste e hapur për Ty”.
  10. E drejta e votës për shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe informacion mbi ecurinë e Reformës Zgjedhore.
  11. Raport mbi gjendjen aktuale të Partisë dixhitale.
  12. Vendim për unifikimin e Regjistrit Dixhital të PS.
Zjarr Tv Ad