Nis asfaltimi i Bypassi-t të Vlorës, Balluku: Brenda korrikut përfundojnë 11.5 kilometrat e parë

0
236
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ndërkohë Bypass-i i Vlorës do të shoqërohet edhe me vepra arti përveç asfaltit.“Është një zotim i mbajtur për fillimin e asfaltit në kilometrin 20 deri në kilometrin 28.5. Punimet ecin me ritme të larta. Kemi zgjidhur problematikën e varrezave me studimin, i cili është miratuar tashmë. Kemi filluar punë në urën numër 1 dhe në urën numër 2. Mbaron ura numër 5 dhe ura numër 4 fillon në korrik. Praktikisht në fund të korrikut kemi të aksesuar të gjithë aksin ku të gjitha mjetet mund të lëvizin përgjatë tij”, u shpreh Verdho.I gjithë ky gjerdan infrastrukturor, i cili vihet në shërbim të jugut, duke filluar nga Vlora dhe duke përfunduar në Sarandë, së bashku me të gjitha punimet e rrugës Kardhiq-Delvinë, do të jenë një zhvillim infrastrukturor i rëndësishëm, por mbi të gjitha një nxitje ekonomike për të gjithë rajonin jugor të Shqipërisë, por sigurisht dhe për të gjithë vendin”, theksoi ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë.“Duhet të përqendrojmë të gjitha forcat tek pjesa e mbetur e zonës së Kaninës. Sigurisht që nuk ka të bëjë shumë me kontraktorin, pasi kontraktori ka përmbushur jo vetëm kushtet, por edhe kërkesat plus, që komuniteti ka pasur aty. Kemi ndërtuar edhe një ujësjellës në shërbim të komunitetit, i cili do jetë gati në ditët në vazhdim, megjithatë duhet gjetur një zgjidhje për kërkesat apo problematikat që kemi hasur shpesh me shpronësimet në zonën e Kaninës dhe sigurisht me mbështetjen e bashkisë dhe të kryetarit Leli do mundohemi që t’ju krijojmë kushtet, për të ecur sa më shpejt në atë pikë atje, e cila krijon edhe problematika dhe vonesa”,shtoi Balluku.Nga ana e tij kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, e cilësoi ndërtimin e bypass-it të Vlorës si një ndër veprat më të mëdha infrastrukturore që është ndërtuar në territorin e kësaj Bashkie. “Kjo vepër e madhe publike po shndërrohet dita ditës në një realitet të prekshëm për qytetarët e Vlorës. Është nga veprat më të mëdha të infrastrukturës, që janë realizuar në territorin e Bashkisë Vlorë dhe që mendoj se meriton vëmendjen dhe respektin e të gjithëve”, u shpreh kryebashkiaku i Vlorës.

Zjarr Tv Ad