Nis asgjësimi i të dhënave personale në pajisjet elektronike që u përdorën në 25 Prill, i pranishëm edhe Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale

0
47
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryetari i Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se ka nisur ditën e sotme procesi i asgjësimit të të dhënave personale në pajisjet elektronike të identifikimit (PEI) dhe sistemin elektronik të identifikimit të votuesve (SEIV) të përdorura në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

I pranishëm në këtë proces ishte edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhenave Personale, Besnik Dervishi, si edhe përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe medias.

Celibahsi thotë se është marrë çdo masë që procesi të jetë i sigurtë, të mos ketë asnjë lloj problematike dhe zero keqpërdorim të të dhënave, ndërkohë që synohet që ky proces të përmbyllet në harkun kohor të 10 ditëve.

“Sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur procesin e asgjësimit të të dhënave personale në pajisjet elektronike të identifikimit (PEI) dhe sistemin elektronik të identifikimit të votuesve (SEIV) të përdorura në zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Në këtë proces mori pjesë edhe Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhenave Personale, z. Besnik Dervishi, si edhe përfaqësues të partive politike, shoqërisë civile dhe medias.

Kemi marrë çdo masë që procesi të jetë i sigurtë, të mos ketë asnjë lloj problematike dhe zero keqpërdorim të të dhënave. Synojmë ta përmbyllim këtë procedurë brenda harkut kohor të 10 ditëve”, shkruan Celibashi

Zjarr Tv Ad