Nis “Foltorja” në qytetin e Elbasanit, Berisha: Ja “drama” që pashë sapo dola nga hoteli në Gjirokastër

0
49
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Fjala e Sali Berishës gjatë takimit me demokratët në qytetin e Elbasanit:

“Jemi sot në këmbë më të vendosur se kurrë. Sot është një thirrje për çdo shqiptar që të ngrihemi të bashkohemi të hapemi në mënyrë që ti japim përgjigjen e merituar kësaj situate dramatike të krijuar nga vendosja e këtij regjimi në Shqipëri. Edi Rama dhe regjimi i tij ka katandisur Shqipërinë dhe shqiptarët në “delen e zezë” të Ballkanit the Europës.

Nga një tokë e bekuar e ka kthyer në një vend pa shpresë nga i cili të rinjtë vetëm ikin dhe vetëm ikin.

Kur isha në Gjirokastër para dy ditësh i zoti i hotelit kishte bërë diçka të bukur për të përfaqësuar vendin në mënyrë dinjitoze. Po sa dilje nga hoteli shikoje dramën me vargun e dyqaneve të mbyllur, shkretëtirë plotësisht.

Por çfarë ka bërë Edi Rama? Shtro kalldrëm dhe vidh para asgjë tjetër asnjë projekt në Gjirokastër”, u shpreh Berisha.

Zjarr Tv Ad