Nis fushata brenda Infektivit për Najada Çomon/ Doktoreshë Najada je mbretëresha jonë, je shembull i të gjithëve dhe keni një zemër të mirë…

0
2132
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e  sotme, një rast i çuditshëm është zhvilluar në spitalin Infektiv. Fillimisht, ishte një qytetar i cili tregonte se kishte dy ditë që kishte shtruar motrën e tij në Infektiv, por nuk kishte marrë asnjë informacion për gjendjen e saj, e pas kësaj e gjithë makineria e propagandës është vënë në punë.

Në një reagim në kohë rekord, që nuk e ka bërë as për raste denoncimesh të forta, përfshirë humbjet e jetëve nga pakujdesia, MSH e ka nxjerrë pacienten që të bëjë një deklaratë për shërbimin e mrekullueshëm që ajo merr brenda spitalit.

Edhe pse nuk dihet nëse ia kanë rrëfyer arsyen e filmimit, pacientja i drejtohet në vetë të parë shefes së Infektivit Najada Çomo, duke e falenderuar për punën e pakursyer që ajo bën. Të njëjtat infermiere dhe mjeke që nuk kishin kohë që të lajmëronin familjarët e pacientes për gjendjen ku ajo ndodhet, kanë kohë në mesin e qindra pacientëve që duhet t’u shërbejnë, që të bëjnë një video me efekt shpërndarje me urgjencë në media.

“Përshëndetje doktoreshë Najada, ti je mbretëresha e spitalit. Faleminderit shumë, shumë për çdo gjë që bën për të gjithë pacientët tek Infektivi, për pacientët infektuar. Kur u sëmura kisha shumë frikë të vija këtu tek Infektivi nga fjalët negative të njerëzve, isha e frikësuar. Nuk dija çfarë të bëja.

Unë jam fansja jote e parë. Dhe jashtë ku jetoja të ndiqja me pasion. Dukeshe që je njeri shumë i mirë dhe vetëm prej teje vendosa të vija dhe thashë kam besim tek ai njeri. Do bëhem mirë, të falënderoj shumë, të dua shumë, qofsh mirë gjithmonë. Zoti të ndihmoftë ty se po bën gjëra të mrekullueshme çdo ditë, na jep kurajë.

Për stafin, për infermieret që janë të mrekullueshme, jam shumë e kënaqur dhe sanitarja që dhe ajo duhet të përmendet, është shumë e mirë. Nuk e di pse aq negativitet, nga njerëz që kanë ardhur këtu, janë shëruar dhe dalin jashtë dhe flasin ndryshe. Je shembull i të gjithëve, bashkë me stafin. Keni një zemër të mirë, na shihni nga ana njerëzore pastaj si pacientë. Qofshi mirë të gjithë”, deklaroi 40-vjeçarja.

 

 

 

Zjarr Tv Ad