Zjarr Televizion Ad
This is a sample article.
...
Vijojnë përplasjet në Bashkinë e Vlorës, ku refuzimi i Dritan Lelit, për të lënë postin e kryetarit, vijon të prodhojë konflikt mes tij dhe socialistëve.
Kryetari i Bashkisë Dritan Leli, ka bërë gati letrën e shkarkimit për nënkryetarin Afrim Qëndro.
Ditën e sotme, Qëndro ka lënë të parkuar makinën e tij para bashkisë. por nuk ka qenë brenda godinës, ku u komandua disa muaj më parë me urdhër të Gjiknurit.
Qëndro ka zhvilluar një takim bashkë me Damian Gjiknurin, me anëtarë të Partisë Socialiste. Ende nuk dihet nëse shkarkimi i është komunikuar Qëndros apo jo. Megjithatë situata vijon të jetë e acaruar mes palëve.