Nis Komisioni Hetimor për zgjedhjet/ Tre muaj për të hetuar 25 prillin

0
45
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Komisioni Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit nis këtë të hënë, ndërsa pritet të zgjasë tre muaj.

Mbledhja e parë pritet të jetë formale, ndërsa marrin pjesë anëtarë të opozitës dhe maxhorancës. Nga ana e Partisë Demokratike do të jenë deputetët Enkelejd Alibeaj, Oerd Bylykbashi apo Gazment Bardhi. Ndërsa Partia Socialiste zgjodhi të përfaqësohej nga anëtarë në nivel teknik.

Sa i përket çështjes “Beccheti”, e cila u refuzua nga ana e maxhorancës, demokratët do ta çojnë çështjen deri në Gjykatë Kushtetuese.

Ata po shkruajnë padinë e radhës, duke iu referuar vendimit të 2015-ës, ku thuhet se nëse kërkon një palë, parlamenti duhet t’i japë dritën jeshile një çështje të caktuar.

Zjarr Tv Ad