Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrës Artan Lame, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Drejtoria e Kadastrës Shkodër për dorëzimin e certifikatës së pronësisë muzeut “Marubi”, si edhe certifikimin për banorët e një pallati të braktisur nga investitori.
Lame tërhoqi vëmendjen në faktin që institucionet shqiptare ende nuk kanë regjistruar pronat publike. Ai tha se në rang Republike, vetëm 4 përqind e aseteve publike janë të regjistruara në Kadastër. Fototeka “Marubi” u regjistrua sot pas një kalavar ecejakesh dhe procesesh. Kreu i Kadastrës e vlerësoi interesin dhe kembënguljen e Drejtorit të Muzeut Luciano Bedeni për të ndjekur problematikat dhe regjistruar godinën pas rikonstruksionit të bërë në 2016.
Ndërkaq, po dje në Shkoder filloi procesi i legalizimit të pallateve të braktisura nga investitorët. Si disa prej qyteteve të mëdha, edhe Shkodra ka një numër të konsiderueshem objektesh të tilla, të cilet presin t’u nênshtrohen procedurave të ligjit 20/20.
Ndërsa lidhur me pallatin që u legalizua dje, i braktisur nga investitori, Artan Lame u bëri thirrje banoreve për t’u bërë bashkë dhe të përfundojnë procesin e hipotekimit. Ai theksoi se pallati në fjale ishte ndërtuar në vitet 2005-2006 dhe banorët e mundësuan vetëm tani certifikimin e apartamenteve dhe dyqaneve të blera prej tyre.