Nis mbledhja e dy qeveri në Prishtinë, takimi i ngrohët i Ramës me Kurtin

0
28
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i ministrave që e shoqëron kanë mbërritur pak momente më parë në Prishtinë, në vendin ku do të mbahet takimi i përbashkët i dy qeverive shqiptare.

Të parët kanë qenë ministrat që kanë mbërritur dhe janë rreshtuar në krah të homologëve shqiptarë të Kosovës, e më pas kryeministri Rama. Bashkë me Kurtin ai ka nderuar mbajtjen e himnit kombëtar, dhe kanë prezantuar dy kabinetet.

Në sy ra takimi i ngrohët mes dy kryeministrave, ndërsa Rama pasi prezantoi delegacionin që e shoqëronte nuk kurseu as batutat. Mesa duket ato kishin të bënin me ambasadorin tonë në Prishtinë, Qemal Minxhozi.

Zjarr Tv Ad