Nis mbledhja e “Konferencës së Kryetarëve”/ Alibeaj: Jemi këtu vetëm për ngritjen e Komisionit Hetimor, ja dy kërkesat

0
55
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur mbledhja e Konferencës së Kryetarëve për caktimin e datës për raundin e katërt  sa i takon zgjedhjes së presidentit të ri të Republikës.

Deputeti  Enkeled Alibeaj ka deklaruar se PD ndodhet aty për të diskutuar vetëm për ngritjen e Komisionit Hetimor për investimet strategjike dhe jo për pikat e tjera të rendit të ditës. Mbledhja nisi pikërisht me kërkesën e tij, e cila nuk ka në thelb procesin e rëndësishëm të zgjedhjes së presidentit, për të cilin ende nuk ka një emër dhe janë ‘djegur’ 3 raunde.

Kërkesa e tij u kundërshtua nga mazhoranca, pasi sipas rendit të ditës në fokus është të arrihet një dakortësi për datën e raundit të 4-të për zgjedhjen e kreut të shtetit.

Alibeaj: Interesi ynë ka të bëjë vetëm për ngritjen e Komisionit Hetimor të Kuvendit për verifikimin e procesit sa i takon Invesimeve strategjike. Meqë mora fjalë më lejoni të sqaroj kërkesën e 60 deputetëve.

Është ndjekur praktika që për veprimtarinë normale të parlamentit, një tjetër urdhër i posaccëm, dy procedura të veccanta i keni bashkuar në një.

Zjarr Tv Ad