Nis mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, çfarë pritet të diskutohet

0
56
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ka nisur mbledhja e Kryesisë së Partisë Socialiste, e thirrur nga kryeministri Edi Rama. Në fokus të mbledhjes do të jenë analizat për zgjedhjet e 6 Marist, ku PS doli fituese, duke arritur të marrë 5 nga 6 bashki.

Gjithashtu do të diskutohet edhe për krizën ekonomike dhe Këshillimin Kombëtar, pasi kjo nismë do të mbyllet nesër. Një tjetër çështje e rëndësishme që do të jetë në fokusin e PS-së është edhe zgjedhja e Presidentit të ri.

Rama u ka kërkuar deputetëve që të sjellin propozimet e tyre, ndërkohë që socialistët kanë zgjedhur Taulant Ballën, Damian Gjiknurin dhe Elisa Spiropalin për të biseduar me opozitën për emrin e Presidentit të ri. Në mbledhjen e sotme do të marrë pjesë edhe Alqi Bllako, i cili më pas do të dorëzojë mandatin e deputetit për t’u përballur me drejtësinë.

Zjarr Tv Ad