Tre emra të cilët ndodhën në listën e kandidatëve të LSI-së kanë nisur procedurën për të marrë mandatin.
Mësohet se Enver Roshi, Ylli Shehu dhe Aurora Mara kanë dorëzuar formularin e vetëdeklarimit në KQZ. Ndërkohë nga lista e PD-së janë 4 emra që nuk kanë pranuar të firmosin dokumentin e PD-së i cili ka të bëjë me dorëheqjen nga mandati.
Ylli Shehu, Aurora Mara dhe Enver Roshi kanë dorëzuar sot formularët e vet deklarimit në KQZ. Ata janë kandidatë nga radhët e partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Ylli Shehu ishte në listën e qarkut Tiranë, Roshi në listën e qarkut Elbasan dhe Mara ishte kandidate për qarkun e Dibrës.
Ylli Shehu deklaroi se ka dorëzuar formularin e dekriminalizimit dhe kjo nismë është vendim i tij personal.
“Është vendim i imi personal. Do hyj si deputet i LSI, pastaj se çfarë do beje LSI me mua është çështje e tyre. Do votoj kundër mazhorancës”, tha Shehu.
Ato janë: Erion Piciri, Selami Jenishehri, Lefter Maliqi, Ligoraq Karamelo.
Në orën 13:30 pritet që përfaqësuesi ligjor i PD-se Ivi Kaso të dorëzojë listën me emrat e dorëhequr
Kujtojmë se dorëzimi i formularit të dekriminalizimit pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve është hapi i parë për marrjen e mandatit të deputetit.