Nis protesta e opozitës, Basha u bashkohet qytetarëve

0
53
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Opozita e Bashkuar proteston sot kundër qeverisë “Rama”. Prej më shumë se një muaji, partitë opozitare kanë thirrur shqiptarët në protestë në kryeqytet për të rrëzuar kryeministrin Edi Rama dhe për t’i hapur rrugë krijimit të një qeverie tranzitore që do të përgatisë vendin për zgjedhje të parakohshme parlamentare, që sipas opozitës do t’i hapë vendit rrugën e integrimit. Policia ka paralajmëruar se në protestë ka persona me precedentë penalë dhe ish-të dënuar për krime të dhëna që do të përdorin dhunën por opozita e ka mohuar duke thënë se elementët kriminalë janë në qeveri. Opozita është deklaruar kundër dhunës por se gjithçka është në dorën e protestuesve. Në protestën e sotme, ndryshe nga sa jemi mësuar nuk do të ketë fjalime dhe as flamuj politikë vetëm parulla e slogane të qytetarëve.
Ndërkohë që në orët e para të mëngjesit, autobusë e mjete të shumta me qytetarë janë nisur nga 12 qarqet e vendit.

Rama si Maduro, pankartat e të rinjve të FRPD në protestë

10.50 – Të rinjtë e FRPD kanë ironizuar kryeministrin Edi Rama duke e krahasuar atë me Presidentin e Venzuelës Nicolas Maduro. Në jo pak deklarata politike deputetë të PD janë shprehur se kreu i qeverisë shqiptare do të ketë të njëjtin fund si presidenti Nicolas Maduro.

FRPD menaxhon protestën

Ora 10:50- Do të jenë të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike që do të menaxhojnë dhe mbajnë nën kontroll protestuesit e thirrur sot në protestën e opozitës. Gazetari Klajdi Bodlli raportoi për “BalkanWeb” se 500 te rinj të FRPD do të bëhen kordon para protestuesve.

Formohet kordoni i policëve para Kryeministrisë

Ora 10:40- Kur na ndajnë vetëm pak minuta nga nisja e protestës së opozitës së bashkuar, policia është bërë kordon para objektit të Kryeministrisë. Në gardhin e efektivëve të policisë ka shumë pak police femra, pothuajse të gjithë janë policë meshkuj. Ndërkohë në derën e Kryeministrisë qëndon një zjarrfikëse dhe punonjës të zjarrfikësve.

 

Zjarr Tv Ad