Nis protesta, pedagogia: Nuk e kisha menduar kurrë që do të kishim përfunduar si Aristoteli që jepte mësim në qiell të hapur, duhet urgjentisht kontrat kolektive pune

0
17
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Ditën e sotme po mbahet sërish protesta e pedagogëve, të cilët kërkojnë paga më të larta dhe investime më të shumta në arsim.

Njëra prej pedagogeve, që ishte edhe përfaqësuese e sindikatës, është shprehur me ironi se nuk e kishte menduar asnjëherë që do të përfundonin si Aristoteli duke dhënë mësim në qiell të hapur.

Ajo shtoi se pedagogët duhet të kenë sa më parë një kontratë kolektive pune, që sipas saj është një detyrim që duhet të ishte përmbushur shumë kohë më parë.

“Sot jemi mbledhur dhe nuk e kisha menduar kurrë 27 vite më parë kur u bëmë pjesë e këtij universiteti. Nuk do e kisha menduar që do të kishim përfunduar si Aristoteli që jepte mësim në qiell të hapur. Ne nuk jemi politikanë. Nuk kemi nevojë të kemi media me vete për të treguar pastërtinë e shpirtit tonë. Ne nesër duhet të kemi një kontratë kolektive pune. Ajo është një nga detyrimet që duhet të ishte realizuar kohë më parë. Kjo do të standartizonte ato marrëdhënie dhe ato problematika për të cilat ne jemi sot këtu”, u shpreh pedagogia.

Zjarr Tv Ad