Nis punë kompleksi më i madh me energji të erës në det

0
139
Consisting of 35 Siemens wind turbines, each with a capacity of 6 megawatts and a rotor diameter of 154 meters, this project is the first to use these turbines on a large scale in a commercial project. Owner is a joint venture between DONG Energy (50%) and its partners Marubeni Corporation (25%) and the UK Green Investment Bank (25%). With a capacity of 210 megawatts, Westermost Rough will be capable of meeting the annual electricity demands for more than 150,000 British households.
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kompleksi më i madh në det me energji të erës i ndërtuar në detin Balltik, në gjendje që të furnizojë me energji 400 000 shtëpi, filloi nga puna. Kompleksi “Arkona” përbëhet nga 60 turbina ere dhe ndodhet rreth 35 kilometra në verilindje të ishullit gjerman të Ruegen.

Ky projekt i përbashkët mes gjigantit gjerman të furnizimit me elektricitet “Eon” dhe grupit norvegjez “Equinor” kushtoi 1,2 miliardë euro për t’u ndërtuar dhe u deshën 14 muaj për t’u përfunduar.

“Arkona”, që ka një kapacitet prej 385 megavatësh, është kompleksi i katërt me energji ere i Gjermanisë në brigjet balltike.
Gjermania synon që të ketë 65% të energjisë elektrike të prodhuar nga energjitë e rinovueshme si era, dielli dhe bioenergjia deri në vitin 2030, si dhe 80% deri në 2050.
Burimet e rinovueshme aktualisht prodhojnë 38% të nevojave elektrike të vendit.

Zjarr Tv Ad