Nis punimet Kuvendi i PD/ Belind Këlliçi: Në këtë sallë me 1958 karrige të mos ulen kurrë më 5004 delegatë!

0
70
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike ka nisur këtë të shtunë zyrtarisht punimet për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Kombëtar, organet e tjera të partisë dhe të caktohet data për zgjedhjen e kryetarit të PD.

Punimet janë hapur nga ish-kandidatja për deputete Lediana Fratari dhe më pas në podium ka dalë Belind Këlliçi. Deputeti demokrat është shprehur se Kuvendi i sotëm i ka të gjitha shancet të jetë historike. Edhe pse synon bashkimin, gjuha e përdorur nuk duket e tillë.

Këlliçi i quajti “malinje” përpjekjet e Lulzim Bashës për të qëndruar në krye të partisë, ndërsa u shpreh “Në këtë sallë me 1958 karrige të mos ulen kurrë më 5004 delegatë”.

Pjesë nga fjala e Belind Këlliçit:

Jemi në një Kuvend që i ka të gjitha shancet për t’u kthyer në një Kuvend historik. Shumë kanë duruar demokratët këto muaj. Nga 25 prilli te ato përpjekje malinje për të mbajtur peng me forcë Partinë Demokratike. Por demokratët e gjetën forcën për të ecur përpara, për të dalë nga gjendja e kënetës ku ishin.

Partinë nuk e bën as vula dhe as godina, por vokacioni në një kauzë.

Gjendja e padurueshme në Shqipëri do ndryshojë. Rruga e ndryshimit nuk kalon nga qeveria e korruptuar. I vetmi ndryshim që kemi në dorë dhe do ta bëjmë, është përmes ndryshimit tonë. Ne s’do jemi kurrë opozitë fasadë. Do ta ndryshojmë Shqipërinë. Ky moment nuk është aspak i largët.

Në këtë sallë me 1958 karrige të mos ulen kurrë më 5004 delegatë. Ne duhet të vendosim sot votën e lirë si modelin e vetëm për të ndërtuar strukturat e partisë në të ardhmen.

Zjarr Tv Ad