Nis shkarkimi i rebelëve në PD, kush është sekretarja që u largua nga detyra pse mbështeti Berishën

0
46
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Pak ditë pasi doli në mbështetje të foltores së ish-kryeministrit Sali Berisha sekretarja e degës së PD-së në Sarandë Matilda Qurku është shkarkuar nga detyra që mbante. Gjithçka ka ndodhur në një mbledhje të sotme të Kryesisë në Sarandë, që është thirrur nga deputetja Ina Zhupa, dhe ku vetë Qurku nuk ka qenë e pranishme.

Për shkarkimin ajo nuk është njoftuar ende zyrtarisht, ndërkohë që ka bërë dhe një reagim në rrjetet sociale mbi vendimin që është marrë:

Dega e Sarandës sot ka patur një mbledhje Kryesie me rendin e njoftuar më poshtë (fotua bashkë ngjitur)

Në këtë mbledhje unë nuk pata mundësi të marr pjesë për arsye familjare por sapo më njofton një antarë Kryesie prezent në mbledhje që qenkam shkarkuar dhe paskan bërë edhe propozime për zëvendësimin e pozicionit tim ..

Zyrtarisht nuk kam asnjë njoftim nga pengmarrësit e vulës dhe selisë qëndrore,por asnjë problem..

Ndihem e nderuar që më kanë shkarkuar pasi zgjodha të jem në krah të demokratëve dhe jo servile…

Shihemi në datën 11 Dhjetor në Kuvendin e Demokratëve

Zjarr Tv Ad