Nis sot sesioni i ri parlamentar: Nga reforma territoriale te ligji për “spiunët”, çfarë do diskutohet mes tensioneve politike në Kuvend

0
73
Zjarr Televizion Ad This is a sample article. ...

Deputetët do të mblidhen në orën 18:00 në seancën e parë të një sesioni që pritet të zhvillohet mes tensioneve të forta politike.

Partia Socialiste ka gati draftet që synon t’i shndërrojë në ligje, për ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit, lëvizje që është parë si hap për të nxjerrë jashtë politikës Ilir Metën.

PS synon të kryejë ndryshime me propozim të Autoritetit të Dosjeve, për rishikimin e pastërtisë së politikanëve të lartë, përfshi edhe ata të pajisur me certifikatat e lëshuara më herët nga komisionet “Bezhani” dhe “Mezini”. Ndryshimet do të propozohen edhe në Kodin Zgjedhor, për të penguar regjistrimin e politikanëve që rezultojnë me dosje.

Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe mbështetësit e tij do të kërkojnë hapjen e plotë të dosjeve të ish-Sigurimit, dekomunistizimin dhe shndërrimin e ish-burgut të Spaçit dhe Kampit të Tepelenës në muze kombëtar.

Por Alibeaj do të përballet edhe me Sali Berishën, i cili e ka deklaruar të shkarkuar si kryetar grupi, dhe pritet t’i dërgojë Kuvendit një letër ku deklaron se kryetar i ri do të jetë Luçiano Boçi. PD mbetet e përçarë ndërsa zgjedhjet vendore po afrojnë. Ndonëse pjesa e mbështetësve të Berishës tashmë janë në aleancë me ish-LSI-në.

Reforma territoriale do të duhet të vendosë brenda një muaji nëse vendi do të mbetet me 61 bashki, apo numri i tyre do të shkojë në 80 siç ka propozuar PD.

Protesta janë paralajmëruar jashtë parlamentit, në qytetet shqiptare dhe në Tiranë, çka pritet ta tensionojë edhe më tepër situatën politike në vend.

Zjarr Tv Ad